Çokollata mund të parandalojë Alzheimer dhe t'ju bëjë të humbisni peshë!

Shëndetësia

Çokollata mund të parandalojë Alzheimer dhe t'ju bëjë të humbisni peshë!

Më: 7 prill 2024 Në ora: 22:30
Ilustrim

Çokollata mund të shfaqet si një aleat i vlefshëm jo vetëm në parandalimin e sëmundjeve neurodegenerative si Alzheimeri, por edhe në luftën kundër mbipeshës. Falë teobrominës, një alkaloid natyral i gjetur në farat e kakaos.

Këto janë përfundimet nga një studim i fundit i kryer nga studiuesit kinezë nga Universiteti i Zhengzhout. Që teobromina mund të jetë një ilaç i jashtëzakonshëm është treguar indirekt nga etimologjia e saj vetë, pasi Theobroma, emri shkencor i bimës së kakaos, në greqisht do të thotë "ushqimi i Perëndive".

Çokollata ka qenë nën vëzhgimin e ekspertëve që disa vjet. Në vitin 2012, për shembull, një studim nga Universiteti i L'Aquilas zbuloi aftësinë e ushqimit të dashur për të forcuar qelizat e trurit.

Në lidhje me humbjen e peshës, analiza tregon se si teobromina "favorizon transformimin e adipociteve të bardha në adipocite të kuqe (të parët akumulojnë yndyrnat, të dytët i djegin ato), duke përmirësuar kështu shkëputjen e yndyrës dhe duke kontribuar në uljen e peshës, duke parandaluar kështu çrregullimet e lidhura me obezitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat