Neurologia: Meshkujt, rrezik më të lartë për t’u prekur nga Parkinsoni

Shëndetësia

Neurologia: Meshkujt, rrezik më të lartë për t’u prekur nga Parkinsoni

Më: 11 prill 2024 Në ora: 08:23
Entela Basha

Parkinsoni është një çrregullim neurodegenerativ dhe prek kryesisht lëvizjen, por gjithashtu mund të sjellë ndryshime të tjera në trup dhe mendje.

Neurologia Entela Basha tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se meshkujt janë më të predispozuar për t’u prekur nga sëmundja e Parkinsonit në krahasim me femrat.

“Meshkujt janë më shumë të predispozuar për t’u prekur , është një 1,4 pra në 1,4 meshkuj -1 femër. Janë shumë kategori gjenesh, janë bartës të dy prindërit dhe mund ta trashëgojnë të dyja sekset, janë 5 gjene përgjegjëse.

Analizat gjenetike duhen kryer, kemi bërë një studim për të sëmurët me parkinson që janë bashkëshoqërues të sëmundjeve të tjera, siç është sëmundja e koshesë që nis herët, është parë që kemi gjetur gjene që kodojnë të për dyja sëmundjet. Sot po i mëshohet terapisë gjenike, të cilën ti e kryen që të modifikosh gjenet”, tha mjekja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat