Si të parandaloni dhimbjet e kokës?

Shëndetësia

Si të parandaloni dhimbjet e kokës?

Më: 20 prill 2024 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Shumica e dhimbjeve të kokës janë akute (që do të thotë, ato shfaqen papritur dhe zakonisht janë afatshkurtëra) dhe zgjidhen vetë pa pasur nevojë për kujdes mjekësor.

Por ndonjëherë, dhimbja e kokës mund të bëhet gjendje kronike ose afatgjatë.

Ndërsa simptomat shpesh mund të jenë të pakëndshme, lajmi i mirë është se ka disa gjëra që mund të bëni për të reduktuar ashpërsinë e simptomave, shkruan Health.com.

Në përgjithësi, një kombinim i ndryshimeve të stilit të jetesës mund t’ju ndihmojë të menaxhoni simptomat tuaja.

Shmangni stresin emocional, alkoolin, ushqimet dhe pijet që përmbajnë kafeinë, flini mirë sepse pagjumësia ose mungesa e gjumit të mjaftueshëm mund të shkaktojnë dhimbje koke.

Poashtu mos harroni ta mbani dhomën tuaj të gjumit të freskët, të shmangni kohën që kaloni para ekranit ose telefonit, ushtroni dhe qëndroni të hidratuar, shkruan health.com

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat