Si diagnostikohet bulimia? Këto janë shenjat paralajmëruese të këtij çrregullimi të të ngrënit

Shëndetësia

Si diagnostikohet bulimia? Këto janë shenjat paralajmëruese të këtij çrregullimi të të ngrënit

Më: 27 prill 2024 Në ora: 18:56
Ilustrim

Bulimia klasifikohet si një çrregullim i të ngrënit dhe një nga tiparet më karakteristike të saj është se ata që vuajnë prej saj,  hanë në një kohë të shkurtër dhe shpesh.

Sipas studiuesve, kjo sëmundje prek në masë më të madhe popullatën femërore, ku për çdo mashkull, 9 gra nga 16 deri në 20 vjeç vuajnë nga ajo.

Ata që vuajnë nga bulimia kanë një tendencë për të kufizuar dietën e tyre për të humbur peshë.

Megjithatë, uria dhe impulsiviteti janë pjesë e një shqetësimi të thellë psikologjik, i cili i shtyn ata të hanë një sasi të madhe ushqimi dhe më pas të kenë një ndjenjë faji, gjë që i shtyn ata të konsumojnë laksativë, të bëjnë ushtrime të tepërta ose të vjellin.

Deri më tani, nuk dihet me siguri se çfarë e shkakton buliminë, megjithatë, idealet sociale dhe kulturore që japin vlerë bazuar në peshën dhe formën e trupit luajnë një rol të rëndësishëm.

Po kështu, ekziston edhe një lidhje gjenetike, pasi këto çrregullime janë zakonisht të trashëguara.

Simptomat e bulimisë

Episodet e përsëritura të ngrënies së tepërt dhe frika se mos mund të ndaloni së ngrëni.

Të vjella të vetë-induktuara (personi zakonisht e fsheh atë).

Ushtrimi i tepruar.

Agjërimi i tepruar.

Zakone apo rituale të veçanta të të ngrënit.

Përdorimi i papërshtatshëm i laksativëve ose diuretikëve.

Menstruacione të parregullta ose mungesë periodash.

Ankthi

Ndjenjat e pakënaqësisë me veten dhe pamjen e trupit të tyre.

Depresioni.

Shqetësimi për ushqimin, peshën dhe formën e trupit.

Fyti është gjithmonë i fryrë ose i lënduar.

Lodhje dhe pakësim i energjisë.

Probleme dentare për shkak të erozionit të smaltit nga të vjellat.

Ngrënia e tepërt për të reduktuar stresin dhe për të lehtësuar ankthin.

Si diagnostikohet bulimia?

Diagnostifikimi i bulimisë është i ndërlikuar sepse njerëzit shpesh e mbajnë të fshehtë sjelljen e të nfrënit dhe më pas vjelljes.

Nëse kërkoni ndihmë, mund të kryhen teste psikologjike dhe gjithashtu disa analiza gjaku për të vërtetuar gjendjen tuaj ushqyese dhe shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat