Tumori në gjuhë është nga më pak të përhapur dhe prek sidomos meshkujt. Sipas statistikave, në vitet e fundit rastet e diagnostikimit me carcinoma orofaringeo janë rritur në fakt.
Në përgjithësi tumori i gjuhës apo i aparatit të gojës, ndikon tek personat që kanë qenë apo janë duhanpirës prej vitesh apo dhe konsumatorë të pijeve alkoolike.
Si çdo sëmundje tjetër, kanceri në fazën e tij fillestare transmetohet përmes sinjaleve jo të zakonshëm. Simptomat e mëposhtme janë të përgjithshme dhe nuk tregojnë me saktësi praninë e një kanceri. Por në raste dyshimesh duhet ti drejtoheni menjëherë mjekut për të marrë diagnozën e duhur.
FAKTORET E RISKUT
Trashëgimia apo precedentët familjarë janë mes faktorëve të riskut. Gjithashtu dhe stili i jetës dhe ushqimi rrisin mundësinë e zhvillimit të këtij lloj kanceri.
Disa prej tyre janë:
Konsumi i alkoolit dhe duhanit
Alkooli dhe duhani jo vetëm që rrisin rrezikun e tumoreve në gjuhë, por edhe të patologjive si kanceri i mushkërive, ceroza apo kanceri i stomakut.
Duhanpirësit aktivë janë më të predispozuar për të krijuar qeliza kancerogjene në aparatin e gojës, ashtu si ai që konsumon alkool gjithmonë.
Ushqimi
Një dietë e varfër me fruta dhe perime dobëson sistemin imunitar dhe rrit rrezikun e sëmundjeve.
Virusi i pailloma njerëzore (HPV)
Personat të prekur nga ky virus kanë rrezikun më të madh të kenë tumore të gjuhës. Ky virus në fakt është lidhur drejt për drejt me shfaqjen dhe zhvillimin e kësaj sëmundje.
SIMPTOMAT E TUMORIT TE GJUHES
Plagët në gjuhë
Shfaqja e plagëve, ulcereve apo dhimbjeve janë të vështira të zhduken dhe janë nga simptomat e para të tumorit të gjuhës.
Në përgjithësi këto plagë shkaktojnë dhimbje dhe bezdisje, por në këtë rast ndjeshmëria është më e madhe dhe shfaqja më e shpeshtë. E rëndësishme është të mos ngatërroni plagët normale me herpesin, kështu që bëni kujdes me dhimbjet që provokohen dhe kohëzgjatjen e tyre.
Dhimbjet
Dhimbja e shkaktuar nga tumori i gjuhës nuk përshkruhet vetëm në këtë zonë por mund të përhapet edhe në pjesën tjetër të gojës dhe fytit.
Ajo mund të shfaqet dhe gjatë aktiviteteve të thjeshta të përditshme si pirja e lëngjeve apo përtypja e ushqimit. Kjo lloj dhimbje lidhet lehtësisht me infeksionet e grykëve, kollën dhe alergjitë.
Për pasojë, janë përcaktuar llojet e dhimbjeve dhe zgjatja e tyre. Nëse qëndrojnë më shumë se një javë, shoqëruar me shenja të tjera, si prania e njollave në gjuhë, gjëja më e mirë është të bëni një vizitë tek mjeku për të gjetur diagnozën e saktë.
Njollat në gjuhë
Këto njolla në gjuhë mund të tregojnë praninë e një kanceri. Në përgjithësi janë të ngjyrës së bardhë ose të kuqe, dhe zgjasin më shumë se dy javë. Nëse i keni vënë re duhet menjëherë të konsultoheni te mjeku juaj për të kuptuqar shkakun. Nëse specialisti e sheh të nevojshme, duhet ti nënshtroheni biopsisë për të analizuar përbërjen e njollave.
Era e keqe e frymëmarrjes
Fryma e keqe është shumë e përbashkët në rastin e tumoreve të aparatit të gojës, dhe shpesh lidhet me simptoma të mëparshme. Me larjen e dhëmbëve ajo zhduket, por rikthehet menjëherë më pas. Mund të shoqërohet dhe me shijen e gjakut në gojë.
Gjaku në gjuhë
Shumë njerëz vërejnë që kanë gjak në gjuhën e tyre dhe mendojnë se kjo vjen nga xhinxhivat. Por është shumë e rëndësishme të kuptoni nga vijnë këto gjurmë gjaku. Lani gojën pasi hani, dhe me një kunjë veshi gjeni se ku del gjak. Nëse i keni vazhdimisht shijen e gjakut në gojë, drejtohuni menjëherë mjekut tuaj.