Në atë që konsiderohet një gjendje jo shumë e kënaqshme për gocat, që luftojnë mes dhimbjeve të përmuajshme apo sasisë së gjakderdhjes, duket se me kalimin e moshës situata përkeqësohet, pra cikli menstrual bëhet më i dhimbshëm.
Kjo ndodh para se të futeni në simptomat e menopauzës. Valentina Milanova, themeluese e klinikës virtuale të shëndetit të grave “Daye”, flet për faktorët që ndikojnë në këtë gjendje dhe si të lehtësohen dhimbjet.
Pra, pse periodat mund të përkeqësohen me moshën?
“Faktorët gjinekologjikë si endometrioza, adenomioza dhe fibroidet e mitrës priren të zhvillohen me kalimin e kohës. Këto çrregullime mund të shkaktojnë perioda gjithnjë e më të dhimbshme, veçanërisht nga mosha 30, 40 e sipër,” thotë ajo.
Ajo shtoi se edhe gjatë paramenopauzës dhe kalimit në menopauzë, nivelet e estrogjenit mund të luhaten dhe bien, gjë që mund të çojë në dhimbje më të mëdha gjatë ciklit për shumë gra. Por, edhe mënyra jonë e jetesës mund të ndikojnë në pjesën e inflamacionit. Faktorë të tillë si shtimi në peshë, stresi dhe gjumi i keq, janë elemente që përkeqësohen me kalimin e moshës dhe kjo mund të ndikojë edhe në përkeqësimin e periodave.
Si t’i lehtësojmë dhimbjet e menstruacioneve që përkeqësohen me moshën?
Menaxhimi i stresit, ruajtja e një peshe të shëndetshme, gjumi i mjaftueshëm dhe aktivitetet fizike mund të ndihmojë në zvogëlimin e dhimbjeve të periodave. Por, nëse dhimbjet janë gati të pamenaxhueshme sa ndikojnë në përditshmërinë tuaj, atëherë kjo shenjë është treguesi që duhet t’u drejtoheni mjekëve profesionistë.