Lëvizje të humorit, shpërthim aknesh, rritje e frikshme e oreksit, sensivitet dhe emocione të theksuara, këto janë vetëm disa nga ndryshimet drastike që shumica e grave thonë se përjetojnë para dhe gjatë ciklit menstrual.
Gjatë fazave të ciklit, siç e dimë, gjithçka ndodh vendoset nga ndryshimet në hormonet përgjegjëse: estrogjen, progesetron dhe testosteron. Është ndërthurja e tyre që shkakton të gjitha ndryshimet në mënyrën si ne funksionojmë.
Sipas dy studimeve të publikuara në mediat më të njohura në botë, nga “The Washington Post” e deri tek “The Post”, këto hormone mund të ndryshojë madhësinë e trurit. Studimet në fjalë janë bërë duke përdorur skaner dhe analiza gjaku.
Në studim e parë janë marrë 30 gra me cikël të rregull menstrual dhe secila është vëzhguar në faza të ndrysme të ciklit mujor. Ajo që u zbulua ishte fakti se rritja e estrogjenit dhe hormonit lutenal ndikon në përçimin më të shpejtë të informacionit dhe rritje të hormoneve që stimulojnë folikulat.
Në të dytin, është zbuluar se hormonet e vezoreve i japin formë tjetër zonave të trurit që janë përgjegjëse për rregullimin e humorit, emocioneve, sjelljes dhe shëndetit në tërësi. Saktësisht preken zona e quajtur “hipocampus” dhe zonat që rrethojnë lobin e përkohshëm medial.
Edhe pse nuk ka ende një përfundim të detajuar për këtë temë, këto dy studime i kanë hapur rrugë hulumtimeve të tjera që do ndihmojnë të të kuptuarin e lidhjes mes shëndetit dhe menstruacioneve duke ndihmuar në krijimin e startegjive që do përmirësojnë shëndetin e grave dhe ndikimin e ciklit në jetën e tyre.