Nëse inteligjencën dhe mençurinë do e vije të parën në renditjen e gjërave që të tërheqin seksualisht te një person, gjasat janë të hysh në grupin e sapioseksualëve.
Thuhet se ky term ka 20 vite që qarkullon dhe diskutohet, por mjekët e studiuesit theksojnë se nuk ka akoma studime të mjaftueshme për të. Për shumicën e studiesve, tërheqja seksuale është shumë e larmishme si temë dhe nuk mund të përkufizohet kaq prerazi.
Një studim i realizuar në vitin 2018, i publikuar në revistën shkencore “Intelligence”, ka zbuluar se sapioseksualët nuk janë të ndikuar vetëm nga niveli i inteligjencës, pra IQ.
Sipas këtij studimi, sapioseksualët konsiderojnë me shumë rëndësi edhe inteligjencën emocionale, kulturore dhe akademike. Ky studim e zgjeron shumë termin “inteligjencë” duke përfshirë butësinë, kujdesin, mirëkuptimin, kualitetin e karakterit dhe vlerat e individit. Kjo e bën tërheqjen seksuale një miks të pafundëm të fizikes, intelektit, emocioneve dhe lidhjes shpirtërore.
Disa nga shenjat që tregojnë se jeni sapioseksualë janë këto:
#1
- Mendoni se të bëni një bisedë interesante dhe/ose intelektuale është më mirë se seksi rastësor me dikë që nuk e njihni mirë.
#2
- Rrallë keni tërheqje të menjëhershme ndaj dikujt. Tërheqja juaj vjen gradualisht, teksa e njihni më mirë personin dhe arrini ta “njihni” mendjen e tyre.
#3
- Ju bezdisin njerëzit që bëjnë gabime gramatikore dhe nëse po e mendonit si opsion për të dalë me dikë, pas kuptoni se nuk shkruajnë mirë, hiqni dorë.
#4
- Ideja juaj e flirtimit është sugjerimi i librave, filmave dhe muzikës së mirë. Çdo gjë që ka të bëjë me artin dhe që është në interesat tuaja të përbashkëta.
#5
- Ju intereson më shumë se çfarë di njeriu me të cilin po dilni, se sa çfarë ai/ajo ka. Gjendja financiare nuk është primare për ju, mjafton të ndani interesa të ngjashme dhe të jeni ambiciozë për të ardhmen.
#6
- Keni tendencën të keni lidhje të gjata, pasi intimiteti në çift është në një nivel krejt tjetër dhe shkon përtej trupave të zhveshur.