Ç’duhet të dish për kleptomaninë

Shëndetësia

Ç’duhet të dish për kleptomaninë

Më: 12 maj 2024 Në ora: 00:24
Foto ilustrim

Kleptomania shpjegohet si paaftësia e përsëritur për t’i rezistuar dëshirës së fortë për të vjedhur. Psikoterapistët thonë se ajo është dhe duhet të trajtohet si një sëmundje.

Kjo sindromë e lidhur me impulsin e kontrollit ka më shumë gjasa të lindë te gratë dhe manifestohet në adoleshencë, në periudha ku ndodhin vazhdimisht ngjarje të përsëritura impulsive.

Ka 3 specifika psikologjike që e manifestojnë kleptomaninë: impulsivitet, mosbindje dhe tendenca për të ndërmarr rreziqe, duke kërkuar vëmendje.

Ajo mund të shfaqet shpesh te persona që ndihen të shtypur nga rregullat. Ata bëjnë shumicën e kohës gjënë e ndaluar dhe ky gjest u jep një ndjesi lirie dhe kënaqësie.

Kleptomania ndahet në dy kategori:

•? ?Ata që thjesht vjedhin

•? ?Ata që vjedhin dhe japin për bamirësi (“altruistët”)

Kënaqësia e vërtetë e tyre nuk është te sendi që marrin në zotërim, por te dëshira që fshihet pas veprimit. Pas kësaj ndjesie vjen edhe turpi.

Simptomat e kleptomanisë mund të përfshijnë:

•? ?Pamundësia për t'u rezistuar nxitjeve të fuqishme për të vjedhur sende që nuk u duhen

•? ?Ndjenja e rritjes së tensionit apo ankthit, që çon në vjedhje

•? ?Ndjenja e kënaqësisë, lehtësimit gjatë vjedhjes

•? ?Ndjenja e tmerrshme faji, pendimi, urrejtje ndaj vetes, turp ose frikë pas vjedhjes

•? ?Rikthimi i nxitjeve dhe një përsëritje e ciklit të kleptomanisë

Shkaku i kleptomanisë nuk dihet. Disa teori sugjerojnë se ndryshimet në tru mund të jenë në rrënjë të saj. Thënë kjo, kleptomania si gjendje neurologjike dhe psikiatrike duhet trajtuar me terapi nga specialistë. Shumica e atyre që kërkojnë ndihmë mund të marrin trajtim specifik të integruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat