Shumica e njerëzve nuk e dinë se dredhëzat janë të mahnitshme për përmirësimin e funksionimit të trurit dhe memories. Studime të ndryshme e kanë dëshmuar aftësinë e dredhëzave për të parandaluar dhe përmirësuar dobësimet mendore të cilat shfaqen me plakjen.
Dredhëza është barishtore e cila fillimisht është zbuluar në Kili. Ky frut i vogël me ngjyrë të kuqe është tejet i shëndetshëm, sepse përmban një përbërës të fuqishëm, i cili quhet fiestinë.
Fisetina është aromatizues, prezente te mollët, rrushi, qepët dhe kastravecët, por më së shumti te dredhëzat.Ajo përmban veti antioksiduese, të cilat ndihmojnë në ‘frenimin’ e dëmtimit të qelizave që shkaktohen nga rrezet e lira.
Disa studime thonë se dredhëzat janë të afta në parandalimin e Alzejmerit dhe sëmundjeve tjera neurodegjeneruese të cilat ndërlidhjen me plakjen.