Sa sheqer duhet të shtoni në kafe, kjo është sasia ditore e rekomanduar nga OBSH!

Shëndetësia

Sa sheqer duhet të shtoni në kafe, kjo është sasia ditore e rekomanduar nga OBSH!

Më: 16 maj 2024 Në ora: 21:02
Ilustrim

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit.

Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafe dhe dikush tjetër në zyrë. Të gjithë i drejtohemi kafesë, pavarësisht nëse kemi ngrënë mëngjes apo jo. Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për të nisur ditën çdo mëngjes. Është shndërruar në një përbërës jashtëzakonisht të nevojshëm për një mëngjes energjik.

Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkooli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit. Studimi në fakt nuk vlen për të gjithë, por thekson rëndësinë e kafesë në jetën e shumë njerëzve. E megjithatë, disa preferojnë të pinë kafe pa përbërës të tjerë shtesë si sheqeri, e disa as që e mendojnë kafenë e hidhur pa pasur pak ëmbëlsi.

Por sa e shëndetshme është kafeja me sheqer dhe cila është sasia e rekomanduar e sheqerit për t’u hedhur sipas sasisë së kafesë që pini?

Të gjitha këshillat e nutricionistëve bashkohen në një pikë: Mos e teproni me sheqerin! Sipas të dhënave, për një filxhan të vogël kafeje ekspres normale, e cila përmban 30 ml kafe, sasia e tolerueshme e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 3.1 gram. Që do të thotë më pak se një lugë çaji sheqer ose pak lugë çaji. Sipas studimeve të ndryshme, një lugë çaji e plotë sheqer në një filxhan kafe ekspres rrit përqindjen e sheqerit në më të lartë se sasia e sheqerit që përmban një gotë coca-cola. E njëjta gjë vlen edhe për kafen turke, e cila zakonisht përgatitet në shtëpi. Ndërkohë, për një filxhan të madh kapuçino, i cili përmban 25 ml kafe dhe 85 ml qumësht, sasia e tolerueshme e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 7 gramë. Që do të thotë më pak se dy lugë çaji sheqer.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një sasi prej 25 g sheqer si një sasi të shëndetshme ditore. Me fjalë të tjera, 6 lugë çaji sheqer. Por kujdes, kjo sasi rekomandohet gjatë gjithë ditës në varësi të ushqimeve që konsumoni duke përfshirë kafen së bashku me ushqimet e tjera./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat