​Shumë kripë në tryezë rrit goditjet në tru dhe atakun në zemër

Shëndetësia

​Shumë kripë në tryezë rrit goditjet në tru dhe atakun në zemër

Më: 18 maj 2025 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Përdorimi i tepërt i kripës në tryezë shkakton afërsisht dy milionë vdekje çdo vit nga sëmundjet kardiovaskulare.

Por konsumi i tepërt mund të reduktohet në 5 hapa, duke filluar me përdorimin e alternativave që mund t'u shtojnë shije ushqimeve.

Mesazhi po lansohet nga fushata "Është koha për të zëvendësuar kripën!", e promovuar nga shoqata Veprimi Botëror për Kripën, Sheqerin dhe Shëndetin dhe e rilançuar nga Ministria e Shëndetësisë në portalin online, si pjesë e Javës Botërore të Ndërgjegjësimit, shkruan ANSA.

Konsumi i tepërt i kripës rrit rrezikun e hipertensionit, atakut në zemër dhe goditjes në tru, dhe gjithashtu shoqërohet me kancer të sistemit tretës dhe sëmundje të veshkave.

Globalisht, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar një konsum mesatar ditor tek popullata e rritur prej dymbëdhjetë gramësh tek burrat dhe dhjetë gramësh tek gratë (rreth dyfishi i sasisë së rekomanduar).

Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin midis qeverive për nevojën e zbatimit të politikave për të ulur marrjen e kripës në më pak se pesë gramë në ditë.

Vitet e fundit janë nënshkruar memorandume të shumta mirëkuptimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe shoqatave të prodhuesve të ushqimit për të inkurajuar përdorimin më të pakët të kripës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat