Shkarkohet prokurori i Shkodrës

Shkodra

Shkarkohet prokurori i Shkodrës

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 17:32
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e Shkodrës, Ermir Lelçi.

Ai rezultoi me probleme ne 2 nga 3 kriteret kryesore, atë të pasurisë dhe kriterin profesional.

Shkarkimi i tij krijon të tjera vakanca në sistemin gjyqësor.

Ermir Lelçi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si oficer i policisë gjyqësore.

Prej vitit 2004 është emëruar si prokuror në Shkodër.

Problemet në pasurinë e tij kishin të bënim kryesisht me mungesën e burimeve financiare për të justifikuar blerjen e një apartamenti në Shkodër.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi gjithashtu edhe probleme profesionale pasi në disa raste ka pasur konflikt interesi.

Vetëm në korrik, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi raportet e aftësive profesionale për disa prokurorë ndër të cilët dhe Ermir Lelçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat