Bashkia e Shkodrës po vazhdon punën për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e kushteve në shkolla dhe qendra shëndetësore, me qëllim garantimin e ambienteve më të sigurta dhe funksionale për qytetarët.
Sipas njoftimit të Bashkisë Shkodër, punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit të Objekteve Publike po kryejnë ndërhyrje të ndryshme në këto objekte, përfshirë riparimin e çative, sistemeve të ngrohjes dhe instalimeve.
Këto punime janë pjesë e mirëmbajtjes së përditshme të objekteve publike dhe synojnë krijimin e kushteve më të mira për nxënësit, mësuesit, personelin shëndetësor dhe qytetarët.
Bashkia Shkodër ka bërë të ditur se ndërhyrjet do të kontribuojnë në funksionalitetin dhe sigurinë e ambienteve ku zhvillohen shërbimet arsimore dhe shëndetësore.