Në kërkim nga Spanja/ Shkodër, kapet 31-vjeçari me tre identitete

Shkodra

Në kërkim nga Spanja/ Shkodër, kapet 31-vjeçari me tre identitete

Më: 27 tetor 2026 Në ora: 10:07
Fotoilustrim

 Një 31-vjeçar shqiptar, banues në Mamurras, është arrestuar në Muriqan, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Sipas njoftimit të Policisë, personi i arrestuar përdorte disa identitete u kap në dalje të territorit shqiptar.

Mësohet se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpol Madridi, pasi Gjykata e Instruksionit nr. 4 në Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 28 nëntor 2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Pas kapjes, ai iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, të cilat kryen arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët spanjollë, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat