​Plagoset një person në Shkodër

Shkodra

​Plagoset një person në Shkodër

Më: 9 mars 2022 Në ora: 19:29
Ilustrim

Një person është qëlluar në orët e mbrëmjes me armë zjarri në lagjen Dobrac të Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake, është plagosur qytetari Admir Bajri, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet.

Raportohet se ndaj tij është qëlluar disa herë me armë zjarri, ndërkohë që ai po lëvizje me një veturë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ende nuk dihet motivet e këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat