Në spitalet e Shkupit po trajtohen 476 persona të dyshuar ose të diagnostikuar me Covid-19

Shkupi

Në spitalet e Shkupit po trajtohen 476 persona të dyshuar ose të diagnostikuar me Covid-19

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 11:37
Foto Ilustrim

Deri në orën 08:00 janë regjistruar 40 shtretër të lirë

Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 41 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 476 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19.

Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 18 persona, një persona janë pranuar në Klinikën për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, katër pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, tre në Klinikën e Dermatologjisë, një pacientë është pranuar në Klinikën e ORL-së, ndërsa në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë janë pranuar nëntë pacientë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 11 pacientë të ri me Covid-19, 12 janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 16 pacientë të cilët janë rikuperuar duke e fituar betejën me virusin korona.

Për momentin në Klinikën e Dermatologjisë po mjekohen 25 pacientë të dyshuar ose pozitivë me Covid-19, në Klinikën e Neurologjisë 33 pacientë, në TBC 51, ndërsa në kovid-qendrën pranë Klinikës së Nefrologjisë janë shtrirë 25 pacientë. Në Klinikën për Sëmundje të Syve ka 16 pacientë, ndërsa në ORL 27.

Në Klinikën e Klinikën e Gastroenterohepatologjisë janë shtrirë 9 pacientë, Në Spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 108 pacientë me Covid-19, kurse në Klinikën për Sëmundje Infektive 151 pacientë. Në spiralin e Kozles ka 31 pacientë, prej të cilëve 8 janë fëmijë kurse 23 janë të rritur.

Gjithsej 476 pacientë të dyshuar ose me Covid-19 po trajtohen nëpër spitalet e qytetit, kurse një pjesë e madhe janë nën mbështetje të oksigjenit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar 40 shtretër të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat