NTP-Shkup: Studentët do të mund të përdorin falas transportin publik deri në fund të shkurtit

Shkupi

NTP-Shkup: Studentët do të mund të përdorin falas transportin publik deri në fund të shkurtit

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 20:56
Shkupi

Studentët që kanë biletë vjetore për përdorim falas të transportit publik në Shkup do të mund të zgjasin vlefshmërinë e saj deri në fund të shkurtit, 2021, thonë nga NTP.

“Me kërkesë të Kuvendit Studentore të Universitetit në UKM, NTP njoftoi se do të zgjat afatin për biletat studentore për përdorim falas të transportit publik. Në vend të fundvitit, nga 31 dhjetori, siç ishte më parë, studentët do të mund të përdorin kartat e tyre vjetore dhe të vazhdojnë vlefshmërinë e tyre deri në fund të shkurtit 2021”, thonë nga NTP.

Të gjithë studentët me kohë të plotë në fakultetet shtetërore në Shkup deri në studimet universitare kanë të drejtë të përdorin biletën, pa kufizime moshe.

Vlefshmëria e biletës zgjatet çdo vit akademik, ndërsa për studentët të cilët regjistrohen për herë të parë dhe sigurojnë (marrin) një biletë falas, vlefshmëria e saj është automatikisht deri në fund të vitit vijues kalendarik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat