Tre festa të Vitit të Ri me shumë persona në Shkup, MPB paralajmëron padi

Shkupi

Tre festa të Vitit të Ri me shumë persona në Shkup, MPB paralajmëron padi

Më: 1 janar 2021 Në ora: 15:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë natës së Vitit të Ri në Shkup janë raportuar tre festa ku kanë marr pjesë shumë njerëz. Një festë ishte në komunën e Karposhit, e dyta në komunën Qendër dhe e treta në zonën e Bit Pazarit.

Ministria e Brendshme informon se do të ngrihen akuza përkatëse. Gjithashtu janë inspektuar 288 objektet hotelierike dhe nuk u gjetën parregullsi gjatë zbatimit të protokolleve për parandalimin e Covid-19.

Gjatë natës, u konstatuan tetë shkelje të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit publik dhe paqes.

Dje në ora 18:40 në rrugën “Ivan Kozarov”, para një objekti hotelierik, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, janë arrestuar M.N. (18) dhe I.D. (18) dhe pas dokumentimit të çështjes, do të bëhen parashtresat e duhura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat