Policia vazhdon kontrollet në trafik, ja sa vozitës u gjobiten vetëm në Shkup

Shkupi

Policia vazhdon kontrollet në trafik, ja sa vozitës u gjobiten vetëm në Shkup

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (18.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 203 gjoba, dhe atë: 19 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për vetura të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 14 për përdorim të telefonit.

Janë shqiptuar edhe 19 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 4 për kalim në të kuqe në semafor, 69 për parkim të parregullt dhe 20 për mosmbajtje të maskës.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për kujdes më të madh në trafik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat