Qyteti i Shkupit do të pranojë donacion për dokumentacion prjektues-teknik për kulmin e QT Mavrovasja

Shkupi

Qyteti i Shkupit do të pranojë donacion për dokumentacion prjektues-teknik për kulmin e QT Mavrovasja

Më: 30 mars 2021 Në ora: 15:45
Ilustrim

Këshilli I Qytetit të Shkupit sot solli vendim për pranim të donacionit të dokumentacionit projektues-teknik për qendrën tregtare Mavrovasja. Me këtë vendim Qyteti I Shkupit pranoi donacion nga Shoqata e qytetarëve shfrytëzues të hapësirës afariste në qendrën tregtare Mavrovasja C Shkup, që përbëhet nga dokumentacioni projektues-teknik për kulmin e QT Mavrovasja. Dokumentacioni projektues është përpunuar nga studio BMA, ndërsa donacioni paraqet 420 mijë denarë.

Disa nga këshilltarët reaguan se sqarimi I përmbajtjes së atij projekti nuk është I plotë.

Këshilltarja Dragana Vellkovska nga E Majta tha se prej fillimit, projekti është I kapshëm në ueb-faqen e BMA-së, shihet mire sa për qind bie në sipërfaqet me gjelbërim, ndërkaq sa në pllaka dhe sipërfaqe të qelqta. Sipas këshilltarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Trajkovski, në kulmin e QT Mavrovasja, sipas projektimeve, do të ndërtohet objekt hotelierik.

Nikolla Gaxhovski nga Sektori për planifikim dhe rregullim të hapësirës tha se në dokumentacion nuk është paraparë ndërtim I forte në lloj të kafenesë. Ideja, siç tha, është ta fisnikërojnë këtë hapësirë të lënë pas dore, drejt së cilës, momentin, nuk ka qasje.

Kryetari I Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov theksoi se ky është projekt I cili I referohet memorandumit trepjesësh për bashkëpunimit të arritur mes Qytetit të Shkupit, Komunës së Çairit dhe shoqatave të pronarëve të objekteve afariste tregtare nga QT Mavrovasja.

“Në atë memorandum do të mund të shihnit se bëhet fjalë për projekt të cilin do ta udhëheqë Qyteti I Shkupit, ndërsa do të bashkëfinancohet mes Qytetit të Shkupit dhe çairit. Nëse dhe sa do të jetë shuma, është punë që do të konstatohet pas sqarimit të furnizimit publik. Politikat të cilat ne I udhëheqim në kuadër të gjelbërimit të qytetit, për të tretin vit me radhë po japin efekt dhe për të tretin vit me radhë kemi rënie të numrit të ditëve të ndotura. Politikat janë për ta rritur gjelbërimin atje ku ka pasur politika të gabuara të qytetit në të kaluarën, është gjymtuar I ashtuquajturi ringu I vogël I cili është shumë I ngarkuar edhe me komunikacion edhe me ndërtime të tepërta”, tha Shilegov.

Në mbledhje që akoma po vijon, u sollën disa vendime të tjera, mes të cilave Propozim vendimi për ndryshim të orarit dhe zgjerim të mjeteve në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2021, Propozim ndryshimi dhe plotësimi I planit të programeve për zhvillim, propozim vendimi për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për vendosje të bashkëpunimit ndërkomunal mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Sarajit për pjesëmarrje financier për rikonstruim të rrugës Kondova,m si dhe propozim vendimi për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për vendosje të bashkëpunimit ndërkomunal mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Sarajit për pjesëmarrje të financuar për rikonstruim të rrugës 2 në Krushopek.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat