Në repartet infektive ka 1577 pacientë me Kovid-19, në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 74 pacientë

Shkupi

Në repartet infektive ka 1577 pacientë me Kovid-19, në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 74 pacientë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 15:50
Ilustrim

Në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet e qyteteve të tjera po mjekohen 1577 pacientë me Kovid-19. Ka rreth 260 shtretër të lire spitalorë në kovid-qendra, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në Shkup janë të hospitalizuar 74 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.

Gjithsej 666 persona të dyshuar dhe konfirmuar me Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet. Shumica e pacientëve janë në mbështetje oksigjeni.

Në kovid-qendrat në spitalet e qyteteve të tjera, gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur gjithsej 912 pacientë pozitivë dhe suspektivë me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat