Policia vazhdon me gjoba në Shkup, 43 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Policia vazhdon me gjoba në Shkup, 43 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 27 prill 2021 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Shkupit janë shqiptuar 118 sanksione në trafik, në mesin e të cilëve 43 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

Kurse, 8 për drejtim të makinës pa patentë shoferi, tre për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Gjashtë gjoba janë vendosur për përdorim të celularit, tre për kalim në semafor të mbyllur.

Janë regjistruar tre sanksione kundër drejtuesve të motoçikletave, tre për parakalimi dhe anashkalim të paligjshëm si dhe 30 sanksione për parkim të paligjshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat