155 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Shkupi

155 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të aksionit në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se në territorin e Shkupit kanë shqiptuar gjithsej 155 gjoba.

Prej të cilave përfshirë 75 për vozitje më të madhe se shpejtësia e lejuar, 17 kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, nëntë për vozitje pa patentë shoferi, gjashtë për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 30 për parkim ilegal.

“Veprimet e intensifikuara kontrollet e trafikut vazhdojnë. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat