Gjysma e Shkupit nesër do të jetë pa ujë

Shkupi

Gjysma e Shkupit nesër do të jetë pa ujë

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Ndërmarrja Publike Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkupe informon se më 18.08.2021 (e mërkurë) për shkak të një defekti të grilave F-500 mm në kryqëzimin e rrugëve Cvetan Dimov dhe Xhon Kenedi, furnizimi me ujë do të ndërpritet për përdoruesit në rrugët me sa vijon:

Xhon Kenedi, Cvetan Dimov Pançe Nedelkovski, Kemal Ataturk, Kosta Abrashevic, Saraevska, Ordan Çopela, Jajce, Stojna Stevkova, Vergino…

Gjithashtu, pa ujë do të mbeten edhe Spitali i Gjinekologjisë në Çair dhe Poliklinika Remedika.

Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 08:00 më 18.08.2021 (e mërkurë) deri në përfundimin e riparimit të defektit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat