90 kundërvajtje në komunikacion në Shkup

Shkupi

90 kundërvajtje në komunikacion në Shkup

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 90 masa prej të cilave 14 janë për tejkalim shpejtësie, tetë për tejkalim jo të rregullt, 10 për vozitje pa leje, katër për kalim në të kuqe”, thonë nga SPB Shkup.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 5 masa për përdorim të telefonit, dy për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 36 masa për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat