Aksident trafiku, ndërpritet komunikacioni në rrugën Strumicë – Vallandovë

Shkupi

Aksident trafiku, ndërpritet komunikacioni në rrugën Strumicë – Vallandovë

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Për shkak të një aksidenti që ka ndodhur në orën 17:30 komunikacioni në aksin rajonal Strumicë – Vallandovë është ndërprerë, informoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore është duke u zhvilluar pa pengesa, nëpër rrugë të thata.

Nga LAMM përkujtojnë se që sot fillon obligimi ligjor për posedimin e obligueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pavarësisht gjendjes momentale të motit.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat