Shkup, 149 dënime në komunikacion, 52 prej tyre për tejkalim shpejtësie

Shkupi

Shkup, 149 dënime në komunikacion, 52 prej tyre për tejkalim shpejtësie

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet në komunikacion.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 149 masa, prej të cilave 52 për tejkalim shpejtësie, 14 dënime për vozitje pa leje, 18 për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë masa për mosregjistrim të automjetit, dy për përdorim të telefonit dhe tre dënime për kalim në të kuqe”,thonë nga SPB Shkup.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat