​Pas alarmit për bombë, kthehet lëvizja e lirë e qytetarëve në Shkup

Shkupi

​Pas alarmit për bombë, kthehet lëvizja e lirë e qytetarëve në Shkup

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

MPB e Maqedonisë Veriore apelon qytetarët që të jenë të qetë dhe të mos përhapin panik, pasi sipas saj, çdo gjë është nën kontroll. Sipas MPB-së bëhet fjalë për masa standarde të policisë, pas denoncimeve të këtilla. 

Ministria e Punëve të Brendshme më herët informoi se veproi pas denoncimeve për sulm, pasi një person në orën 16 e 45 minuta është paraqitur në biletarinë e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë. 

Ky njoftim i MPB-së erdhi pas bllokimit të disa rrugëve në afërsi të Teatrit, Prokurorisë dhe Ministrisë së Jashtme si dhe evakuimin e punëtorëve nga godinat përreth.

Pas alarmit të sotëm për bombë në afërsi të Teatrit Kombëtar, shfaqja e paraparë për sonte është anuluar.

Teatri Kombëtar ka bërë të ditur se të gjithë ata që kanë marrë biletat online për shfaqjen e sotme do t’iu kthehen paratë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat