Sot takohen drejtorët politik të NATO-s në Shkup

Shkupi

Sot takohen drejtorët politik të NATO-s në Shkup

Më: 28 prill 2022 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Minsitria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se më 28 dhe 29 prill 2022, në Shkup do të mbahet takim i Drejtorëve për çështje politiko- të sigurisë të Ministrive Federale të Punëve të Jashtme të NATO-s.

Takimi do të drejtohet nga Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, Betina Kadenbach, kurse takim do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas anëtarësimit të vendit në NATO, për herë të parë është nikoqire e një manifestimi të tillë, në të cilin marrin pjesë mysafirë të lartë nga të gjitha vendet aleate.

“Mbajtja e takimit të drejtorëve për çështje politiko-sigurie të Ministrive Federale të Punëve të Jashtme të NATO-s në Shkup, është edhe një tjetër dëshmi për rëndësinë strategjike të rajonit të Aleancës Veriatlantike”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat