Martini nga Shkupi akoma i zhdukur në ujrat e detit grek, nisin kërkimet vullnetare

Shkupi

Martini nga Shkupi akoma i zhdukur në ujrat e detit grek, nisin kërkimet vullnetare

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Djaloshi nga Shkupi, Martin Jovanovski 31-vjeçar, u zhduk shtatë ditë më parë kur ai dhe dy shokët e tij u rrëmbyen nga rrymat detare në plazhin në Posidi në Halkidiki.

Njëri djalë u gjet në të njëjtën ditë dhe tjetri, Ivan, arriti të mbijetonte në det të hapur falë vullnetit dhe një topi të vogël që e mbajti në këmbë derisa u gjet.

Martini është zhdukur tash e shtatë ditë dhe ndonëse ka shumë kohë, për familjarët ende ka ende shpresë që ai të gjendet i gjallë dhe shëndoshë e mirë.

Përmes një postimi në Facebook, Ana Nikoliqit, administratorja e faqes “Live from Greece”, tha se populli i Maqedonisë do të vazhdojë kërkimin për të riun në baza vullnetare me ndihmën e dronëve dhe dylbive.

“Në disa lajme greke u raportua se, fatkeqësisht, kërkimi i Halkidikit për 28-vjeçarin e zhdukur në Posidi është ndërprerë dje, por ja një sqarim. Kërkimet kanë përfunduar nga autoritetet portuale dhe tashmë po merren nga policia. Të gjitha anijet që lundrojnë në zonën e gjerë janë njoftuar se duhet të raportojnë nëse vërejnë diçka dhe kjo është e ashtuquajtura faza e dytë e kërkimit. Nga ana tjetër, vullnetarë nga Maqedonia e Veriut po organizohen dhe po vijnë në Halkidiki për të ndihmuar në kërkim. “Ata u mblodhën dje në sheshin e Shkupit dhe vendosën që sot të vijnë gjashtë persona në Halkidiki”, thuhet në postimin në Facebook.

Siç theksojnë për personaediat greke, nga familja e Martinit, të shumtë janë ata që kanë shprehur interesin për të ndihmuar hetimin me praninë e tyre fizike.

Në mënyrë të veçantë, siç thonë ata, në Halkidiki pritet ardhja e personave me dronë, dylbi dhe pajisje të tjera për të gjetur të zhdukurit dhe organizatorët janë në kërkim të personave që njohin gjuhën greke për të patur komunikim sa më të mirë me vendasit dhe vullnetarët.

Siç thekson Nikoliq, sot do të bëhet një kërkim i madh me tre mjete lundruese, avionë dhe dronë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat