Gjobiten 165 vozitës në Shkup, 60 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Gjobiten 165 vozitës në Shkup, 60 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë gjobitur gjithsejtë 165 vozitës.

Prej të cilëve 60 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 9 gjoba u janë shqiptuar vozitësve të motoçikletave.

Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se janë shqiptuar dhe 6 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 7 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 11 për mosdhënien përparësi gjatë tejkalimit dhe 6 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë.

Nga MPB apelojnë që shoferët të respektojnë rregullat në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat