Gjobiten 167 shoferë në Shkup, 39 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Gjobiten 167 shoferë në Shkup, 39 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të në fushën e trafikut në të gjithë territorin e Shkupit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 167 masa, nga të cilat 39 masa për tejkalim të shpejtësisë, 22 masa për drejtim automjeti pa patentë shofer, 8 masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Janë shqiptuar 8 masa për përdorim të telefonit celular, gjashtë masa për automjete të paregjistruara, tetë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, 10 masa për kalim në sinjal të mbyllur (drita e kuqe), pesë masa për foli të paçertifikuara (xhama të lyer), pesë masa për parakalim të paligjshme…”, njoftojnë MPB.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat