Arrestohet një person nga Shkupi, i dënuar me 13 vite burg për vrasje

Shkupi

Arrestohet një person nga Shkupi, i dënuar me 13 vite burg për vrasje

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Policia mbrëmë në ora 21:50 në rrugën “Ohridska” në Shkup privoi nga liria shkupjanin S.B (55).

Siç informojnë nga MPB-ja, ai është dënuar me 13 vjet burgim për veprën penale “vrasje” nga neni 123 i Kodit Penal.

Dhe me urdhër të burgut të Kumanovës do të dërgohet për vuajtje dënimi prej 30 muajsh.

Personi do të dërgohet në burg për të vuajtur dënimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat