Ursula von der Leyen nga Shkupi do ta nis turin ballkanik

Shkupi

Ursula von der Leyen nga Shkupi do ta nis turin ballkanik

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 18:44
Viola von Cramon

Presidentja e KE-së, Ursula von der Lejen, nesër e nis turneun e saj ballkanik nga Shkupi. Siç kanë theksuar tashmë nga Brukseli, ajo do të përcjellë mesazhin se BE-ja mbetet e përkushtuar për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përveç perspektivës evropiane të rajonit, Von der Leyen pritet të shpallë një paketë ekonomike masash për Ballkanin Perëndimor.

Paketa do të përbëhej nga mbështetje financiare, për përballimin e krizës energjetike. Presidentja e KE-së ndoshta do të informojë edhe për vendimin e BE-së, për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në prokurimin e përbashkët të gazit dhe energjive të tjera së bashku me shtetet anëtare, gjë që do të ulë konkurrencën midis shteteve të rajonit në tregun e energjisë.

Sipas njoftimit, Fon der Leyen nesër në selinë e misionit të BE-së në vend, do të mbajë konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Nga Shkupi, Fon der Leyen do të udhëtojë për në Prishtinë dhe Tiranë, e më pas do të vizitojë Sarajevën, Beogradin dhe Podgoricën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat