Plotë 10 orë me tren deri në Manastir, prishja e lokomotivës vonoi udhëtarët nga Shkupi

Shkupi

Plotë 10 orë me tren deri në Manastir, prishja e lokomotivës vonoi udhëtarët nga Shkupi

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Treni i udhëtarëve i cili dje nga Shkupi ka nisur në ora 14:30, në Manastir ka arritur 30 minuta pas mesnate. Treni ka udhëtuar plotë 10 orë, pasi është ndaluar në stacionin hekurudhor në Bogomila.

Siç informojnë nga Stacioni Hekurudhor për AIM, arsye për vonesën e trenit ka qenë prishja e lokomotivës ngarkuese në afërsi të fshatit Slepçe, pas çka hekurudha ka qenë e bllokuar.

Lokomotiva e dëmtuar është tërhequr nga një tjetër në orën 21:50, kur edhe treni i udhëtarëve nga Bogomila ka vazhduar për në Manastir.

Pasagjerët nga treni i stërmbushur i pasagjerëve me tre vagonë, ​​kanë reaguar dje në rrjetet sociale për shkak të pritjes së gjatë në stacionin e Bogomillës.

Theksojmë që me veturë rruga Shkup – Manastir mund të kalohet për dy orë e 30 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat