Protesta në Shkup, banorët e Autokomandës kanë problem me ngrohjen

Shkupi

Protesta në Shkup, banorët e Autokomandës kanë problem me ngrohjen

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 23:58
Protesta në Shkup

Qytetarë të lagjes Autokomandë në Shkup sot sërish dolën në rrugë për të shprehur pakënaqësi nga mënyra e re e furnizimit me energji ngrohëse. Janë të pakënaqur sepse nuk janë njoftuar me kohë për ndryshimet e marrëveshjeve, as ndërkaq nuk është dhënë zgjidhja për të vendosur nëse dëshirojnë të ngrohen nën kushtet e reja.

Banorët e Autokomandës thonë se nuk kanë ngrohje pas orës 22:00, ndërsa jo rrallë ngrohja në vend se prej orës 6:00, u lëshohet në orën 7:00 të mëngjesit.

Në protestë ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës Gazi Babë, Boban Stefkovski i cili plotësisht i mbështeti kërkesat e banorëve.

Shtoi se edhe pse nuk ka ingerenca drejtpërdrejtë të vendosë për ngrohjen, do të vazhdojë t’i mbështesë.

Kjo është hera e tretë që qytetarët dalin në protestë për shkak të pakënaqësisë nga furnizuesi i ri me energji ngrohëse.

SHA EMV paraprakisht kumtoi se po kryen ndryshime në sistemin e ngrohjes me qëllim të standardizimit dhe barazimit të ngrohjes, përkatësisht kusht të njëjta për të gjithë 62.000 konsumatorët.

Shkaku për vendosjen e ndryshimeve, thonë nga kompania, është që EMV Energjetika do t’i vendosë jashtë përdorimit kazanët e vjetër të ngrohjes të cilët nuk kanë mundësi teknike për shuarje ditore dhe prandaj ngrohja ishte bërë 24 orë me konsum enorm të gazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat