Disa punonjës shëndetësor ende nuk kanë marrë pagë, Qendra Klinike në Shkup nesër do të protestojë

Shkupi

Disa punonjës shëndetësor ende nuk kanë marrë pagë, Qendra Klinike në Shkup nesër do të protestojë

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 13:39
Qendra Klinike në Shkup

Sindikata e Qendrës Klinike në Shkup ka paralajmëruar protestë gjatë ditës së nesërme. Nënkryetari i Sindikatës, dr.Predrag Serafimovski tha se protesta do të bëhet gjatë pauzës, për të mos rrezikuar shërbimet shëndetësore ndaj qytetarëve.

“Sot kemi thirrur mbledhje të Bordit Ekzekutiv dhe pas kësaj, këshill, ku janë marrë vendime, nesër të dalim në protestë, në kohë pauze, që mos t’i dëmtojmë pacientët dhe mos të kenë sanksione të gjithë punonjësit shëndetësorë që do të dalin gjatë pauzës”, tha Serafimovski.

Nga Sindikata thonë se rreth 7 Klinika ende nuk kanë marrë paga, ndërsa kërkojnë që pas emërimit të ministrit të ri të Shëndetësisë, të nënshkruhet marrëveshje kolektive për rritjen e pagave.

“Një nga kërkesat është që sapo të vije ministri i ri, të nënshkruhet ajo marrëveshje kolektive në të cilën është dakorduar 3000 bruto për punonjësit shëndetësorë me shkollë të mesme, sipërme dhe të lartë dhe 2000 në bruto për të gjithë punonjësit tjerë, ndihmës teknik, mjekë dhe bashkëpunëtorët shëndetësorë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat