206 shoferë të gjobitur në Shkup, 59 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

206 shoferë të gjobitur në Shkup, 59 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 09:51
Policia

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (23.02.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 206 gjoba, nga të cilat 59 për drejtim të automjeteve mbi shpejtësinë e lejuar, 19 gjoba për drejtim të automjeteve pa patentë shofer, 8 sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

“Tri gjoba janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, gjashtë masa për drejtim të automjeteve nën efektin e alkoolit”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat