Një pensionist ka rënë nga një lartësi në një spital të Shkupit

Shkupi

Një pensionist ka rënë nga një lartësi në një spital të Shkupit

Më: 1 maj 2023 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Një pacient shtatëdhjetë e tetë vjeçar ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë në spitalin geriatrikë në Gjorçe Petrov.

Siç njofton MPB-ja, aksidenti ka ndodhur dje në ora 18:15.

“Dje në ora 18:15 në SPB Shkup është raportuar se në Spitalin e specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative “13 Nëntori Shkup” në zonën e Gjorçe Petrovit nga një lartësi ka rënë pacienti i tyre M.S.(78) nga fshati Ivankovci i Velesit. “Vdekja është konstatuar nga mjeku i Urgjencës”, thonë nga MPB.

Deri më tani nuk ka të dhëna se si është rrëzuar burri dhe nga cili kat.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat