“Kriza ishte aq e thellë sa që është shumë afat i shkurtër që të mund të bisedojmë për dalje nga kjo situatë, me krejt tendencat e qeverisë, planet dhe projektet për rimëkëmbje të ekonomisë ende nuk vërehet prekja te konsumatori dhe ne shitësit, ende përballemi me krizë të thellë, dashtë Zoti ta tejkalojmë më shpejtë, megjithatë është duke zgjatur pak”, tha një zejtar.
Kryetari i Esnafit të Çarshisë, Bujar Dullovi thotë se edhe përskaj krizave të njëpasnjëshme dhe vështirësive të shumta gjendja ka filluar dalëngadalë të vijë në binarë. Ai pajtohet se problem paraqet fakti që bizneset e vogla janë gjithnjë e më shumë në zhdukje, ndërsa pret që ardhja e mërgatës të shërbejë si një infuzion.
“Vizitorët, sidomos që na vijnë prej Evropës, ata janë një infuzion i mirë për të gjithë bizneset tona, pasi ata janë harxhues më të mëdhenj. Çarshia me rrethinën, me popullatën që është këtu, kapacitetet janë goxha të dobëta për të mundur të mirëmbahet çdo biznes që kemi ne…
Mërgimtarët janë mekanizmi më i fuqishëm që e lëviz edhe një binarë të ndryshkur si themi ne, por nuk duhet t’i mohojmë edhe ata të përditshmit të cilët na mirëmbajnë në jetë. Harxhuesit e përditshëm janë për të na mbajt në jetë për të mos vdekur, por për të ngritur gjithçka është mërgata”, deklaroi Bujar Dullovi, Kryetar i Esnafit të Çarshisë.