Shkup: Fëmija u zhduk nga çerdhja për disa çaste, prindërit kërkojnë shkarkimin e drejtoreshës

Shkupi

Shkup: Fëmija u zhduk nga çerdhja për disa çaste, prindërit kërkojnë shkarkimin e drejtoreshës

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 06:47
Foto ilustrim

Për disa çaste një fëmijë është zhdukur nga çerdhja e fëmijëve, pas çka fatmirësisht është gjetur afër oborrit të çerdhes “Detska Radost” në Gazi babë të Shkupit. Prindërit e fëmijëve janë të tmerruar nga neglizhenca e edukatores nga çerdhja. Ata përmes një letre të hapur kërkojnë shkarkimin e drejtores së çerdhes.

“Konkretisht, më datë 20.06.2023, në objektin “Temjanushka” në kopshtin “Detska Radost në Autokomandë, një fëmijë është larguar nga kopshti për shkak të mungesës së kujdesit të punonjëses. Fatmirësisht fëmiu u gjet pas një kohe. Punonjësja në kopshtin R.P. nga grupi i të cilit ka ikur fëmija ka marrë vetëm vërrejtje” – thuhet në emailin e dërguar.

Drejtoresha e çerdhes Aneta Petrovska, përgënjeshtron deklaratat e prindërve duke thënë se fëmia është gjetur menjëherë ndërsa për edukatoren janë marrë masa adekuate.

“E punësuara menjëherë ka vërejtur se fëmija mungon dhe menjëherë ka dal në oborr. Ne si çerdhe kemi ndërmarrë masa plotësuese që raste të tillë të mos ndodhin. Fëmija ka munguar një periudhë të shkurtë e jo siç pretendojnë prindërit. Ai është gjetur pranë çerdhes nga një prindër tjetër i cili kishte ardhur të marrë fëmijën. Për punëtoren është ngritur masë disiplinore”, tha Aneta Petrovska, drejtore e Çerdhes ”Detska Radost”.

Ndryshe, para një muaji për të njëjtin kopsht disa prindër publikuan fotografi për kushtet e mjerueshme të këtij kopshti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat