Ambasadori austriak kërkon që kazionotë të mos mbyllen pranë shkollave, kërcënon me pasoja

Shkupi

Ambasadori austriak kërkon që kazionotë të mos mbyllen pranë shkollave, kërcënon me pasoja

Nga: Fitim Dika Më: 14 korrik 2023 Në ora: 14:18
Georg Woutsas

Në kohën kur kazinotë dhe lojërat tjera të fatit po gërryejnë popillin, shpesh të varfër, të Maqedonisë së Veriut, një kërkesë për mbrojtjen e tyre vjen nga ambasadori austriak në Shkup, Georg Woutsas, shkruan Bota sot.

Prej kohësh në Shkup është ngritur një iniciativë që lojërat e fatit, që janë të kudondodhura, të hapen në një rreze 500 metra larg shkollave e çerdheve. Kjo pasi do ndihmojë të rinjtë që të mos rrezikohen nga kjo dukuri fatkeqe.

Ambasadori austriak, që duket se ka lidhje të fuqishme me lobin e kazinove, ka intervenuar prej në shkurt të këtij viti që ligji për "zona e mbrojtura” të mos futet në parlament. Diplomati Woutsas, që një ligj të tillë nuk mund ta sjellë në vendin e tij, ka ndikuar edhe te kryeministri maqedonas Dimitar Kovacevski, me kërcënimin se në rast se votohet ky ligj, do ketë sanksione financiare për Maqedoninë e Veriut. Lajmi konfirmohet edhe nga mediat austriake si Der Standard dhe Zackzack.

Ajo që është e dhimbshme në këtë histori, është se ndikimi i ambasadorit austriak ka rezultuar i suksesshëm, pasi në parlament nuk ka shumicë për të kaluar ligji për ‘zonat e mbrojtura’.

Maqedonia mbetet “Las Vegasi”-Ballkanik për lojërat e fatit, pasi në Kosovë, Shqipëri dhe Greqi këto lojëra janë ndaluar me kohë pranë shkollave, kurse vendet europiane shpesh herë dinë të jenë adiplomatik dhe të kërkojnë ligje në dëm të rinisë të vendit nikoqir, për interesa të ngushta klienteliste të ndonjë biznesmeni të tyre./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat