“Janë gjuajtur mbi 20 plumba” – Pamjet e para nga vendi ku u vra 39 vjeçari nga Shkupi

Shkupi

“Janë gjuajtur mbi 20 plumba” – Pamjet e para nga vendi ku u vra 39 vjeçari nga Shkupi

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 12:32
Policia

Mediat greke raportojnë për vrasjen e orëve të para të mëngjesit në Halkidiki, ku mbeti i vrarë 39 vjeçari nga Shkupi, i njohur si O.B.

Shoku i tij, 45 vjeçari S.S ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet në spitalin e Polygyros.

Në një raportim të EPT news thuhet se policia greke po kryen procedurat e nevojshme, ndërsa ende nuk ka ndonjë pistë hetimi për t’i gjetur vrasësit, të cilët kanë qenë me maska e motoçikletë.

Sipas informacioneve fillestare, sulmuesit me maska kanë gjuajtur mbi 20 plumba në drejtim të dy shtetasve të Maqedonisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat