Rrahje në një autobus në Shkup, incidenti i nxitur nga tensionet politike

Shkupi

Rrahje në një autobus në Shkup, incidenti i nxitur nga tensionet politike

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 23:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Sonte në autobusin e linjës nr.7 në stacionin e autobusëve tek kompleksi I Bankave, ka ndodhur një incident, sic thuhet, I nxitur nga tensionet politike.

Ndërmarrja Publike e Transportit – Shkup, u ka bërë thirrje partive politike që ta qetësojnë retorikën e tyre në periudhën parazgjedhore, të veprojnë me përgjegjësi dhe të mos shfrytëzojnë retorikë që nxit tensionet midis qytetarëve.

“I bëjmë thirrje MPB-së dhe Ministrit Teknik, Pançe Toshkovski, që është kompetente për zbatimin e zgjedhjeve të drejta e demokratike, të ndërmarrë masa adekuate për të parandaluar fushatën e këtillë nxitëse që shkakton mostolerancë tek të rinjtë. Bëjmë thirrje që MPB-ja t`i përforcojë kontrollet në automjetet e transportit publik si dhe në stacionet e autobusëve” – thonë nga NPT Shkup.

Fatmirësisht, sic njoftohet, në këtë ngjarje nuk ka të lënduar, kurse është shkaktuar vetëm dëm minimal material (dritare e thyer) që do të mbulohet nga sigurimi i automjetit./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat