Shqiptohen 171 masa në Shkup, 16 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Shqiptohen 171 masa në Shkup, 16 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Shkup gjatë ditës së djeshme (20.02.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çka janë shqiptuar 171 masa.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 171 masa, nga të cilat 16 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 18 masa për drejtim të automjetit në gjendje të dehur…”, njoftojnë nga MPB

Nga atje thonë se kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, shtojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat