Bastisje në Shkup, ndalohet një person

Shkupi

Bastisje në Shkup, ndalohet një person

Më: 19 mars 2024 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se Njësiti për tregti të paligjshme me drogë pranë Departamentit kundër krimit në Polici, në bashkëpunim me Njësitin “Tigrat”, me urdhër paraprak kanë kryer bastisje tek personi G.P. nga Shkupi.

Nga MPB njoftojnë se personi në fjalë është arrestuar, ndërsa bastisja është kryer pasi paraprakisht janë siguruar dëshmi se ai ka kryer shitje të drogës së tipit heroinë.

“Gjatë kontrollit te G.P. janë gjetur 1 pako me lëndë pluhuri të panjohur, 1 peshore e vogël dixhitale me mbetje të lëndës pluhur, 129 pako alumini me gjurmë të lëndës së panjohur, 2 celularë, si dhe gjësende të dyshuara që kanë origjinë nga vepra penale:

 2 lap top ( Apple MacBook Pro dhe Acer), 11 orë dore (Emporio Armani, Disel, Cerruti 1881, Festina, 2 Casio, Breitling, Paterson, Rado, Adidas dhe Vivaldi) dhe 2 biçikleta (Specialized dhe Scott)”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat