Prokuroria: Janë siguruar gjurmë ekspertize nga vendi i vrasjes së 31 vjeçarit në lagjen Duqanxhik të Shkupit

Shkupi

Prokuroria: Janë siguruar gjurmë ekspertize nga vendi i vrasjes së 31 vjeçarit në lagjen Duqanxhik të Shkupit

Më: 26 prill 2025 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Prokuroria ka njofruar se janë siguruar gjurmë nga vendi vendi në Duqanxhik të Shkupit, ku si pasojë e gjuajtjeve me armë ndërroi jetë 31-vjeçari A.S. nga Shkupi.

Nga Prokuroria thonë se është dhënë urdhër që të sigurohen pamjet nga kamerat e sigurisë të objekteve në afërsi të vendngjarjes dhe se po punojnë për identifikimin e autorëve.

“Prokuror publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kreu kontroll në vendngjarje pas përplasjes me armë zjarri gjatë ditës së djeshme pranë Bit Pazarit. Nga vendi i ngjarjes janë mbledhur gjurmë që do të jenë objekt i ekspertizës.

Ndaj trupit të të ndjerit do të kryhet autopsi. Me urdhër të prokurorit publik, po sigurohen pamje nga kamerat e sigurisë nga objektet përreth. Po jepen të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e nevojshme për të identifikuar personat e përfshirë dhe për të zbardhur plotësisht ngjarjen”, thonë nga Prokuroria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat