Sulmoi policin e komunikacionit, ndalohet një person nga Shkupi

Shkupi

Sulmoi policin e komunikacionit, ndalohet një person nga Shkupi

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se dje (23.12.2025) në orën 15:10 në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, oficerë policie nga SPB Shkup e privuan nga liria A.S. (24) nga Shkupi.

Siç thonë nga MPB, i arrestuari në kryqëzimin e bulevardit "Nikola Karev" me rrugën "Brigada Kosovare-Maqedonase" në Shkup, sulmoi fizikisht një zyrtar policie i cili po kryente detyra zyrtare, duke rregulluar trafikun gjatë një proteste.

"Punonjësi i policisë është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Shën Naum Ohridski".

 Ku i janë diagnostikuar lëndime trupore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse", thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat