Policia jep detaje të reja lidhur me vrasjen e një shtetasi turk në Shkup

Shkupi

Policia jep detaje të reja lidhur me vrasjen e një shtetasi turk në Shkup

Më: 1 janar 2026 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

MPB ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjne e një shtetasi turk në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

"Më 01.01.2026 në orën 01:11, Shërbimi Special i Policisë Shkup ka marrë njoftim se para një objekti ushqimor në "Çarshinë e Vjetër të Shkupit" është prishur rendi dhe qetësia publike, me ç'rast është zhvilluar një përleshje fizike, gjatë së cilës dy persona janë lënduar nga një objekt i mprehtë.

Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë gjetur A.M.D. (22) nga Turqia, i cili është shpallur i vdekur nga një mjek i urgjencës në orën 01:30, dhe Ç.E. (23) nga Turqia, i cili është transferuar në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" për ndihmë

.Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për sqarimin e rastit", thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat